Categories
Këshilla

Gënjeshtrat që nuk duhet t’ia thoni kurrë mjekut

Përballja me doktorin dashje pa dashje mund të ngjallë frikë. Nuk është çështje uniforme, por me prospektin e të pasurit një sëmundje a një problem shëndetësor. Kjo frikë, më pas, e shtyn njeriun të gënjejë thuajse në mënyrë të pafajshme për simptomat e problemit që ka.

Mjeku, zakonisht, bën pyetje të thjeshta në lidhje me stilin e jetesës. Ai mund të pyesë për përdorimin e lëngjeve të gazuara, alkolit apo edhe duhanit. Kur vjen puna tek ky i fundit, njerëzit kanë tendencën të gënjejnë duke i pranuar doktorit një numër më të ulët cigaresh se e vërteta.

Më poshtë do të gjeni listën e gënjeshtrave që nuk duhet t’ia thoni kurrë mjekut në të mirë të shëndetit tuaj.

Ndërhyrjet kirurgjikale – Nëse në të shkuarën keni pasur një ndërhyrje kirurgjikale sado të parëndësishme, duhet t’ia pranoni mjekut.

Arsyeja është e thjeshtë. Nëse keni probleme me stomakun, ama në të shkuarën keni hequr apendisitin, atëherë ju jeni automatikisht më të rrezikuar. Historiku i ndërhyrjeve mund të nxjerrë në pah komplikacione që mund t’ju kanosen siç është anestezia.

Nga ana tjetër, ju nuk duhet të gënjeni as për moshën dhe historikun e familjes. Ato janë faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e nevojës për një kolonoskopi, vaksinë gripi e të tjerë.

Mos gënje për jetën seksuale – Ideja e të folurit me mjekun për jetën seksuale tingëllon e frikshme, megjithatë ajo është plotëisht e nevojshme. Stili i jetesës mund të rrisë rrezikun e shumë sëmundjeve, jo vetëm ato që transmetohen seksualisht, por edhe ato të rrezikshmet siç është kanceri.

Mos gënje për medikamentet – Mjekut duhet t’i thuash të vërtetën për çdo medikament, antibiotic, vitamina e suplemente që keni konsumuar, përfshirë këtu edhe dozat. E vërteta në këtë rast mund të shmangë komplikacione të panevojshme e t’ju shpëtojë jetën.

Mos gënje për aktivitetin fizik – Një nga pyetjet që bëjnë mjekët ka të bëjë me aktivitetin fizik. Ka njerëz që gënjejnë natyrshëm mjekun dhe veten kur pretendojnë se kryejnë aktivitet fizik kur në të vërtetë qëndrojnë shtrirë shumicën e kohës. Njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Mos kini frikë, mjeku nuk do ju paragjykojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *