Categories
Lajme

Humbi burrin nga Covid, Taylor Swift dhuron 50 mijë $ për gruan me 5 fëmijë

Taylor Swift dhe nëna e saj Andrea kanë lëshuar dorën duke dhuruar plot 50 mijë dollarë. Paratë janë dërguar në GoFundMe për një grua që ka humbur bashkëshortin e saj nga Covid-19.

Një grua e quajtur Vicky, nënë e pesë fëmijëve, e mbetur tashmë e vetme kërkoi ndihmë në rrjete sociale dhe këngëtarja nuk u kursye.

Taylor vjen nga një fitore e madhe, duke qenë e vetmja këngëtare që ka fituar tre Grammy për Albumin më të mirë, kështu që shpërblimin e fundit e ndau me një familje të prekur nga lufta.

Lajme të tilla janë frymëzuese për jetën dhe japin mesazhet më pozitive të mundshme edhe për njerëzit e thjeshtë, edhe për ata me famë botërore. Humanizmi është baza e një jete të shëndoshë në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *