Categories
Lajme

A po vjen fundi i cigareve?

Ambicja e kompanisë më të madhe të duhanit në botë, Philip Morris International, për të zëvendesuar cigaret me alternativa më të mira bazuar në shkencë, sa më shpejt që të jetë e mundur, ka qenë në sytë dhe veshët e të gjithëve gjatë 3 viteve të shkuara.

Në Japoni, afërsisht 1/4 e duhanpirësve kanë kaluar në alternativa dhe kanë hequr dorë nga cigaret.

Tommaso Di Giovanni, zv/president i komunikimit ndërkombetar në Philip Morris International flet për përpjekjet e PMI për të komunikuar përfitimet dhe rreziqet për duhanpirësit që zgjedhin alternativat më pak të dëmshme. Pavarësisht historikut, PMI po luan një rol të rëndësishëm në epokën që jetojmë duke mundësuar produkte alternative ndaj cigareve tradicionale. Kjo kompani po shfrytëzon në maksimum përparimet në shkencë dhe teknologji për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit publik.

Sipas Di Giovannit, PMI ndjen përgjegjësi për të informuar mbi shkencën dhe progresin që mund të arrihet falë teknologjisë dhe inovacionit. “Ideologjitë e vjetra duhet të lihen pas; pragmatizmi dhe bashkëpunimi duhet të jenë themelore në çdo sipërmarrje” thotë ai.

Në qendër të sfidës për të zëvendësuar cigaret me alternativa më të mira qëndron objektivi për përmirësuar shëndetin publik. Përkundër të gjitha përpjekjeve nga autoritetet dhe OJQ-të, shumica dërrmuese e duhanpirësve thjesht nuk e lënë duhanin. Ndërkohë dhe OBSH ka parashikuar se deri në vitin 2025 numër duhanpirësve do të jetë i njëjtë me sot.

Zhvillimi dhe vlerësimi shkencor i alternativave me risk të reduktuar, siç është IQOS, kërkon kohë dhe përpjekje të konsiderueshme, por nuk mjafton. Për këtë Di Giovanni shprehet se “është e rëndësishme që duhanpirësit të njohin produktin dhe të kuptojnë përfitimet dhe rreziqet e tij në krahasim me pirjen e cigareve. Njerëzit të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare duhet të marrin informacione të sakta dhe të kuptueshme për këto produkte dhe të inkurajohen të ndërrojnë. Ne luajmë rolin tonë dhe kemi rritur përpjekjet për të komunikuar përfitime dhe rreziqe për njerëzit që pinë duhan pavarësisht legjislacioneve të vjetra që ishin krijuar për cigare dhe që shpesh nuk lejojnë të thuhet shumë për alternativat”.

Zhvillimet e kohëve të fundit sjellin dhe nevojën e rishikit të rregullatorëve të vjetër. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ishte e para që ndërmori këtë hap, duke vendosur një kornizë që lejon kompanitë të komunikojnë përfitime të verifikuara për këto produkte pas një procesi të rishikimit të provave.

Për shembull, në korrik të vitit të kaluar ata autorizuan PMI t’u komunikojë konsumatorëve se IQOS ul ndjeshëm ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshëm ose potencialisht të dëmshëm në krahasim me cigare. Vende të tjera, si Greqia dhe Portugalia, po lëvizin në drejtime të ngjashme, por ndryshimi kërkon kohë.

Për Di Giovannin, komunikimi me konsumatorët është thelbësore. “Ne e bëjmë këtë sepse besojmë plotësisht se është koha për të parë shkencën dhe inovacionin siç do të bënte dikush në industritë e tjera: me konsumatorin në qendër. Përparimet e fundit të teknologjisë dhe inovacioneve krijojnë një mundësi të shkëlqyer për të përshpejtuar përmirësimet në shëndetin publik. Inercia në vendimmarrje dhe ideologjitë po ngadalësojnë këtë progres, duke i lënë duhanpirësit të vazhdojnë të konsumojnë cigare”.

Ndryshimi shihet dukshëm në vendet me qëndrime më të hapura ndaj inovacionit, përfshirë industrinë e duhanit, si Japonia, ku afërsisht një e katërta e duhanpirësve kanë kaluar në alternativa dhe kanë hequr dorë nga cigaret.

Për PMI, si duhanpirësit dhe shëndeti publik meritojnë që shkenca dhe teknologjia të merren seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *