Categories
Lajme

Dëshiron të dobësohesh? Hidhu një sy 7 erëzave dhe barishteve më ideale

Vakti perfekt për të rënë në peshë nuk është vetëm një racion me peshk ose mish pule të shoqëruar me sallatë dhe oriz kaf. Këtij vakti i mungojnë përbërësit kryesorë, që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në trup: barishtet dhe erëzat.

Barishtet dhe erëzat djegëse janë mënyra më e mirë për t’u dhënë shije ushqimeve pa shtuar kalori ekstra, ndryshe nga sheqeri, kripa ose përbërës të tjerë.luleradhiqe

Për më tepër, shumica e barishteve dhe erëzave mund të përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin ta shkrijë më shpejtë dhjamin. Ja cilat janë disa nga barishtet dhe erëzat më të mira që duhet t’i përfshini në gatimet tuaja nëse doni të dobësoheni.

Shafrani i Indisë – Kjo erëz në ngjyrë të verdhë ndihmon trupin të djegë yndyrën falë përbërësit kurkumin. Shafrani i Indisë rrit gjithashtu nxehtësinë e trupit, që çon në përshpejtim të metabolizmit. Ai ka gjithashtu një sërë përftimesh shëndetësore, duke filluar nga parandalimi i sëmundjes së alcajmerit deri tek mbajtja nën kontroll e hormoneve. Bëjeni Shafranin e Indisë pjesë të gatimeve tuaj për t’i përftuar këto dobi shëndetësore.

Luleradhiqe – Edhe pse shumë kopshtar i konsiderojnë luleradhiqet si barëra të këqija, ato po përdoren gjerësisht nga shefat e kuzhinës si një mënyrë ushqyese, për t’u dhënë shije ushqimeve dhe pijeve. Përveç se ju jep shije gatimeve, kjo barishte ndihmon gjithashtu për të rënë në peshë dhe largon fryrjen e barkut, ndërkohë që është e pasur me vitamina të ndryshme, si A, C, dhe E, dhe minerale si hekur dhe kalium.

Speci i kuq djegës – Ngjashëm me Shafranin e Indisë, edhe speci i kuq djegës rrit temperaturën e trupit duke përshpejtuar kështu metabolizmin. Sipas ekspertes së dietave, Lauren Minchen, shtimi i kësaj erëze tek ushqimet ju ndihmon të digjni deri në 100 kalori për vakt. Prandaj duhet ta përfshini specin djegës në gatime të ndryshme, si supë, vezë të skuqura, arrat e pjekura.

Kanellë – Kjo erëz mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, largon dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë. Mund të hidhni pak kanellë në bollgur, tek kosi ose çaji.

Hudhra – E dimë që hudhra shkakton erë të keqe në gojë, megjithatë, duke e krahasuar me dobitë e shumta shëndetësore të saj, kjo nuk është asgjë. Një ndër përfitimet e saj është se ndihmon për të djegur dhjamin në bark. Pas një eksperimenti të kryer tek minjtë hulumtuesit shkencorë vunë re që minjtë të cilët konsumuan hudhra për 7 javë humbën më shumë se minjtë e tjerë. Edhe pse këto rezultate nuk janë vërtetuar tek njerëzit, nuk ka asnjë efekt negativ nëse e shtoni atë në vaktet tuaj.

Xhenxhefili – Ashtu si kanella, edhe xhenxhefili ndihmon për mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak, që do të thotë se mund të parandalojë rritjen e niveleve të glukozës pasi keni ngrënë një vakt të pasur me sheqer ose karbohidrate. Kjo erëz ka gjithashtu të njëjtat veti të djegies së dhjamit ashtu si Shafrani i Indisë.

Piper i zi – Piperi i ri bllokon formimin e qelizave të reja dhjamore, duke parandaluar kështu shtimin në peshë. Kjo erëz ndihmon gjithashtu për djegien e shpejtë të dhjamit. Përfshijeni piperin e zi në çdo gjë që ju hani, duke filluar nga kosi dhe djathi tradicional deri tek bollguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *