Arrat shërojnë sëmundje nga më të ndryshme, mirëpo ndihmojnë jashtëzakonisht në problemet e gjëndrës tiroide, fytit, rrugëve respiratore si edhe bronkitit, mirëpo edhe për forcim të imunitetit.
Rakia e arrës rekomandohet për shërimin e anemisë, por edhe si ndihmë të parë te problemet me stomakun dhe për përshpejtim të tretjes. Ende nuk është vonë për bërjen e likerit nga arrat.
Ju nevojiten: 40 arra, 1 kg mjaltë, l liter raki.
Përgatitja: Vini dorezat dhe arrat e reja pritni imët, futini në një kavanoz të madh qelqi dhe sipër tyre shtoni 1 kg mjaltë dhe 1 liter raki.
Mbyllni me kapak të përshtatshëm dhe lini që kavanozi të qëndrojë në diell 40 ditë. Kohë pas kohe përzieni përmbajtjen me lugë plastike.
Përdorimi: Çdo mëngjes në lukth të zbrazët pini nga një gotë të vogël rakie të këtij likeri. Likeri është jashtëzakonisht i pasur me jod, andaj është ilaçi kurë e vërtetë për sëmundjet e gjëndrës tiroide.
Para shërbimit, likerin tundeni lehtë në mënyrë që të ngrihen shtresa shëruese. Si aperitiv, likerin shërbejeni me akull dhe me fetë limoni.