Categories
Lajme

Ç’duhet të bëni nëse doni të vaksinoheni, por s’e njihni mjekun e familjes

Vaksinimi masiv ka nisur sot në sheshin Skënderbej, ku u vaksinuan grupmoshat mbi 80 vjeç, dhe do të vijojë edhe në ditët ardhshme. Por çfarë duhet të bëjnë të gjithë ata që duan të vaksinohen, por nuk njohin mjekun e familjes?

Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, ka bërë të ditur sot për mediat se në dspozicion është vendosur numri 08004040, ku çdokush që nuk e njeh mjekun e familjes, mund të marrë informacion duke telefonuar aty. Më pas, mjeku i familjes do të fusë në listë dhe do të dorëzojë emrat sipas radhës për të kryer vaksinën.

Të moshuarit njoftohen në fasha orare për të shkuar pranë qendrës së vaksinimit të ngritur në sheshin Skënderbej.

Vaksinimi masiv është përqendruar në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër, ndërsa në qytet më të vogla do të vijojë në qendrat shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *