Categories
Receta

Një kurë natyrale për uljen e kolesterolit e triglicerideve në gjak – Anila Kalleshi

Sot po ju shkruaj për një kurë natyrale, e cila ka efekt në uljen e kolesterolit dhe të triglicerideve në gjak. Do t’jua shpjegoj në detaje të gjitha elementet dhe hapat e përgatitjes së saj.

Përbërësit:
500 g selino (rrënjë)
1 kg limoni
2 l ujë
5 lugë mjaltë

Përgatitja:

Pas pastrimit të duhur të limonave, së pari shtrydheni limonin dhe lëngun e limonit e vendosni në një enë.
Koret e pjesët e ngelura të limonit i preni në pjesëza të vogla dhe i vendosni në 2 litra ujë.

Rrënjet e selinos pastrojeni mirë, copëzoni në grimca të vogla dhe vendoseni në ujin së bashku me koret e limonit. Zieni për 25 minuta në temperaturë mesatare dhe lereni të ftohen e të qendrojë rreth 8 orë.

Kullojeni përmes një kulluese të shpeshtë dhe shtojani lëngun e shtydhur të limonit në fillim. Shtojini edhe 5 lugë mjaltë dhe përzijeni për 3 min derisa mjalti të jetë shpërbërë plotësisht. Mbushni dy shishe qelqi dhe ruajeni në vend të ftohtë, më së miri do ishte të ruhet në frigorifer.

Përdorimi :
• E konsumoni nga një gotë me këtë lëng para ushqimit (3 herë në ditë).
• Pëdorni të njëjtën recetë për pesë javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *