Categories
Lajme

Minutat e fundit të jetës, del fotoja ku Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët

Pamjet që shihni në foton e siguruar nga Top Channel janë momentet e fundit të Arjan Salës para se të futej në zjarrin që përfshiu magazinn për të shpëtuar kolegët. I riu shihet duke vrapuar për të nxjerrë kolegët e bllokuar, ndërsa ai vetë ra dëshmor.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, por u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Trupi i pajetë i të riut u nxor mëngjesin e së shtunës pas rreth 60 orësh kërkime.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama në një vizitë në shtëpinë e të ndjerit i ka dorëzuar familjarëve certifikatën me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Akti heroik i shtetasit Arjan Sala bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” vendosi dhënien e shpërblimit financiar mujor rrethit familjar të dëshmorit, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut, duke filluar nga data e shpalljes së vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *