Categories
Lajme

Dieta 5-ditore, një plan ushqimi i shkëlqyeshëm për trupin tuaj

Eshtë shumë e vështirë të ndiqni një dietë për periudha shumë të gjata. Kërkohet një vullnet i madh, si dhe një frymë sakrifice. Dieta që propozoj më poshtë zgjat vetëm 5 ditë në muaj dhe është shumë efektive për humbjen e peshës. Projektuar nga Dr. Oz, një mjek i mirënjohur amerikan që drejton një program po aq të njohur televiziv, dieta 5-ditore është një plan ushqimi i shkëlqyeshëm për të detoksifikuar trupin dhe për të pasur energji.

Ju duhet të zgjidhni 5 ditë në muaj gjatë së cilës numri i kalorive zvogëlohet. Gjatë këtyre ditëve, konsumohen vetëm 1000 kalori në ditë, nga të cilat më shumë se gjysma duhet të vijnë nga ushqime bimore me shumë yndyrë, të tilla si avokado, arra dhe ullinj. Sekreti i dietës qëndron në efektin që ajo ka në trurin tonë: konsumi i yndyrnave bimore na bën të ndjehemi të ngopur për një periudhë mjaft të gjatë kohore.

Kur trupi fillon të mendojë se po ndiheni të uritur, ai fillon të eleminojë qelizat e dëmtuara ose jofunksionale dhe do të duhet më pak karburant për të mbajtur veten. Pikërisht pas 5 ditësh duhen që përfitimet më të mëdha të këtij procesi te merren, dhe ju mund të filloni të hani përsëri normalisht (pa e tepruar).

Mëngjesi
Opsioni 1. Një smoothie jeshil i përgatitur me 225 gram spinaq me gjethe te vogla, 70 gram rrush, 1 banane të vogël, 250 ml ujë të ftohtë, 1 lugë gjelle lëng limoni.

Opsioni 2. 80 gram tërshërë me 40 gram luleshtrydhe të ngrira dhe 40 gram fara kungulli.

Drekë dhe darkë
Opsioni 1. Kaurdisni 50 gramë kërpudha, 1 spec dhe gjysmë qepë në një tigan me vaj ulliri; 1 vezë e fërguar; gjysma e avokados. Si i ereza perdorni vetëm me majdanoz dhe piper të zi.

Opsioni 2. Kaurdisni 180 gram domate te vogla me 400 gram spinaq të vogël dhe 1 thelpinj hudhër të bluar në një tigan me vaj ulliri; 120 gram spageti me kungull.

Opsioni 3. Pjatë mesdhetare me 180 gram ullinj, 120 gram spec të prerë në shirita, 80 gram humus.

Mes vakteve: Një sallatë e përzier me 6 ullinj të mëdhenj (të lagur me vaj ulliri) ose 30 fara pishe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *