Categories
Këshilla

Dy metoda natyrore për zbardhjen e flokëve, do më falenderoni

Kush nuk ka menduar kurrë, të paktën një herë në jetën e tij, të ndryshojë pamjen e tij dhe të fillojë me flokët e tij? Sidoqoftë, përvoja tregon se disa transformime mund të dëmtojnë flokët tanë, ndonjëherë edhe në mënyrë të pakthyeshme.

Përdorimi dhe abuzimi i trajtimeve me kimikate ne sallone mund të na japin rezultatet e dëshiruara në një periudhë afatshkurtër, por përfundojnë duke shkatërruar flokët tanë të cilat mund të ndryshojnë plotësisht pamjen e tyre.

Produktet komerciale të zbardhjes së flokëve janë veçanërisht të rrezikshme. Shumica e tyre përmbajnë substanca zbardhuese që kanë peroksid hidrogjeni si përbërës aktiv, i cili shkakton acarim në lëkurën e kokës dhe dëmton fijet e flokëve.

Sidoqoftë, ekzistojnë alternativa natyrore dhe shumë më pak agresive që na lejojnë të arrijmë të njëjtat rezultate pa dëmtuar flokët.

Metoda e parë. Përbërësit: 6 qese kamomil, 3 limone, sapun neutral, ujë dhe 2 lugë ujë të distiluar.

Lerrni kamomilin në një litër ujë te vloje për 15 minuta, pastaj lëreni të ftohet dhe shtoni lëng limoni dhe ujë të distiluar. Zhysni flokët tuaj në këtë solucion dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas lani flokët normalisht, mundësisht me një shampo neutrale.

Metoda e dytë. Nxehni një gotë ujë dhe shtoni dy lugë mjaltë. Pasi të ketë zierë, shtoni dy lugë uthull molle dhe lëngun e gjysmës së limonit.

Lëreni të ftohet dhe aplikojeni në flokët tuaj për 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *