Categories
Këshilla Shëndeti

Nëse do t’i bësh një nder shëndetit tënd, përdor rozmarinë në dy forma

Një nga bimët aromatike dhe medicinale më të përdorura, rozmarina, vlerësohet në kuzhinë për aromën e saj të pagabueshme dhe shijen e saj të shijshme.

Pak njerëz e dinë që rozmarina mund të konsumohet edhe në formën e një infuzioni. Çaji i rozmarinës, përveç që ka një shije të këndshme, na ofron përfitime të shumta shëndetësore.

Karakteristikat medicinale të rozmarinës janë të shumta dhe janë pothuajse të gjitha të bazuara në substancat e fuqishme antioksiduese që përmbahen në të, të afta të vonojnë procesin e plakjes.

Rozmarina ka aftësinë të dëbojë toksinat nga trupi ynë, duke vepruar në radikalet e lira dhe molekulat të cilat, duke reaguar me proteina, yndyrna dhe acide nukleike, aktivizojnë ndryshime që mund të çojnë në sëmundje të zemrës, kancer, Alzheimer ose plakje të parakohshme.

Përfitime të tjera të rozmarinës:

Ka veti analgjezike, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Ka efekt diuretik, duke mbështetur eliminimin e lëngjeve. Pastron dhe çliron zorrën nga papastërtitë. Eshtë një tonik i shkëlqyeshëm, i cili ndihmon në energjinë e trupit. Ka një efekt karminativ (prandaj favorizon dëbimin e gazit).

Eshtë koleretike, aktivizon prodhimin e tëmthit dhe lehtëson dëbimin e saj. Shëron dhe rigjeneron indet. Eshtë antiseptik dhe bllokon zhvillimin e organizmave që gjenerojnë infeksion.

Ju mund të përgatisni një infuzion të shkëlqyeshëm të rozmarinës duke zierë një lugë gjelle me gjethe të thata (ose një degëz të freskët të prerë në copa të vogla) në një filxhan me ujë. Filtrojeni para se ta konsumoni dhe ëmbëlsojeni vetëm me mjaltë.

Mos harroni se rozmarina nuk është ilaç, kështu që nuk ka dozë të rekomanduar. Konsumojeni normalisht, pa teprime irracionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *