Categories
Këshilla Lajme Shëndeti

3 simptomat që paralajmërojnë fillimin e diabetit

Diabeti është një sëmundje që rrjedh nga rritja e sheqerit në gjak, e cila shkaktohet kur trupi humbet aftësinë e tij për të prodhuar insulinë.

Ekzistojnë 3 lloje të diabetit, secila me simptoma të ndryshme. Etja e tepërt, urinimi i shpeshtë, shërimi i ngadaltë i plagëve dhe problemet e shikimit janë ndër simptomat më të zakonshme.

Ekzistojnë gjithashtu një numër simptomash që mund të na paralajmërojnë për fillimin e diabetit. Eshtë mirë t’i njohësh ata për të parandaluar që ajo të bëhet një gjendje kronike.

Ulja e dëgjimit: Eshte normale që, me kalimin e kohës, dëgjimi ynë zvogëlohet, veçanërisht kur i afrohemi pleqërisë. Kjo simptomë mund të jetë një paralajmërim i prediabetit. Kur nivelet e sheqerit bëhen shumë të larta, ato mund të dëmtojnë enët që gjenden në veshë.

Probleme me lëkurën: Nëse filloni të vëreni njolla të errëta në qafë ose në bërryla, është e rëndësishme të bëni kontrolle të mëtejshme. Kjo simptomë, së bashku me një gjendje mbipeshe, shoqërohet me njerëzit që vuajnë nga diabeti. Kjo patologji ndikon në qarkullimin e gjakut, duke krijuar dëmtime në shëndetin e lëkurës.

Përmirësimet në shikim: Diabeti gjithashtu mund të përmirësojë përkohësisht shëndetin e syve. Kjo ndodh sepse lëngjet e trupit, duke u rritur, mund të ndikojnë në shikimin.

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, këshilla jonë është të shihni një mjek për analiza të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *