Categories
Këshilla Lajme

5 ‘sekrete’ thelbësore si të blini vaj ulliri të cilësisë së lartë!

Vaji i ullirit është lëngu që del nga ekstrakti i ullinjve të freskët dhe pa kimikate. Ai është i pasur me acide yndyrore dhe është një komponent i rëndësishëm i dietës mesdhetare.

Çfarë duhet të keni parasysh kur të blini një shishe vaj ulliri?

Kurrë mos blini një shishe që nuk shkruan “ekstra i virgjër” në etiketë – Fraza nuk është se ta garanton që është i tillë, por pa atë do të thotë që po merrni një vaj të cilësisë së ulët.

Kontrolloni datën dhe emrin e prodhuesit – Ai që e prodhon mbart një lloj garancie për produktin që po blen.

Kontrolloni certifikimet që mund të ketë marrë. – Vulat e sigurisë dhe cilësisë janë një tregues i mirë që po blini një vaj ulliri cilësor.

Mos bini në dashuri me paketimin dhe çmimin e lartë – Të qenit i lirë është një flamur i kuq, por edhe çmimi i lartë nuk është një domosdoshmëri që tregon cilësinë.

Besoji intuitës – Një vaj ulliri i rremë duket nga aroma, shija dhe trashësia e vajit. Era duhet të jetë e mirë dhe ngjyra duhet të jetë me dritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *