Categories
Lajme

Pasta me qepë të karamelizuara dhe patëllxhanë (Receta e Ditës)

Receta e sotme në faqen time është Pasta me qepë të karamelizuara dhe patëllxhanë. E kam të huazuar, patjetër, por do të dëshiroja shumë që ta provonit në shtëpitë tuaja.

Përbërësit janë këto:

1 patëllxhan i prerë në kubik, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë e prerë në feta, 1 pako pasta (modeli sipas dëshirës), 6 thelpi hudhra të grimcuara, 2 filxhanë me salcë domatesh të freskëta, 1 lugë gjelle verë e kuqe, pak spec i kuq pluhur, disa gjethe borziloku, kripë dhe piper.

Hapat për gatimin e kësaj paste:

1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
2. Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine. Sipër vendosni patëllxhanin, duke e spërkatur me vaj ulliri, kripë dhe piper. E fusni në furrë për 25 minuta.
3. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën ngadalë derisa ta shikoni që të jetë karamelizuar.

4. Ndërkohë zieni pastat në mënyrë aldente, sipas udhëzimeve në paketim.
5. Shtoni hudhrat tek qepët dhe verën e kuqe.

6. Tani shtoni pastat dhe patëllxhanët. I përzieni mirë dhe gradualisht e plotësoni me salcën e domateve dhe borzilok. Mos harroni specin e kuq pluhur.
7. Pastat janë gati për t’u shijuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *