Categories
Këshilla

Rënia e peshës nuk ka pse të jetë utopi! Zgjidhja është çaji i dafinës me kanellë

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen. Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 litër ujë
1 lugë çaji me kanellë pluhur
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:

Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës. Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta. Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës. Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *