Categories
Receta

Tavë me lulelakër dhe mish të grirë, receta është krejt e thjeshtë

Përbërësit e recetës së radhës që po shkruaj për sot janë këto:

2 lulelakra mesatare, 2 qepë, 400-500 gr mish i grirë, 1 kuti pana
5 lugë pure domate, 2 thelpinj hudhre, djathë gouda 250 gr
Qumësht 250 ml, kripë, piper, eigon, paprika

1. Në një tenxhere me ujë me kripë vendosni lulelakrën e ndarë në copa të vogla të zihet.
2. Në një tigan vendosni qepën të skuqet deri sa fillon të zbutet dhe shtoni mishin të skuqet me të.

3. Shtoni kripë, piper, rigon dhe paprika. Në fund shtoni dhe purenë e domateve dhe pasi të jenë bashkuar mirë fikni sobën dhe i shtoni në tavë.
4. Tek tava ku shtuat qepën me mishin, shtoni dhe lulelakrën e zierë jo plotësisht.

5. Bashkoni panën me qumështin dhe djathin gouda ja shtoni lulelakrës sipër.
6. Mbulojeni tavën me letër alumini dhe futeni në furrë. Piqeni në 180 gradë C për rreth 30 minuta. 5 minutat e fundit hiqni letrën e aluminit që të marrë ngjyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *