Categories
Lajme

A keni dëgjuar për dietën vegane? Këto janë përfitimet dhe dobësitë e saj

Dieta vegane u krijua nga një grup vegjetarianësh, të cilët zgjodhën të mos konsumonin qumësht, vezë apo ndonjë produkt tjetër kafshësh.

Mënyra vegane e të jetuarit përpiqet të përjashtojë të gjitha format e shfrytëzimit të kafshëve për arsye etike, mjedisore ose shëndetësore.

Si funksionon: Veganizmi është forma më e rreptë e vegjetarianizmit. Përveç eliminimit të mishit, ajo eliminon produktet e qumështit, vezët dhe produktet e kafshëve, si xhelatinë, mjaltë, albuminë, hirrë dhe disa forma të vitaminës D3.

Humbja e peshës: Një dietë vegane duket të jetë shumë efektive për të ndihmuar njerëzit të humbin peshë, shpesh pa llogaritur kaloritë. Kjo mund të shpjegohet me përmbajtjen e saj shumë të ulët të yndyrës dhe të lartë të fibrave, gjë që ju bën të ndiheni më të plotë.

Dietat vegane vazhdimisht kanë qenë të lidhura me peshën më të ulët të trupit dhe indeksin e masës trupore (BMI), krahasuar me dietat e tjera. Një studim tregoi se një dietë vegane ndihmon njerëzit të humbin 4.2 kg më shumë se një dietë tjetër gjatë 18 javëve.

Përfitime të tjera: Dietat me bazë bimore janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe vdekjes së parakohshme. Kufizimi i mishit të përpunuar mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Dobësitë: Dietat vegane eliminojnë plotësisht ushqimet e kafshëve, kështu që ato mund të jenë të ulëta në disa lëndë ushqyese. Kjo përfshin vitaminë B12, vitaminë D, jod, hekur, kalcium, zink dhe acide yndyrore omega-3 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *