Categories
Këshilla Lajme

Çfarë ha Emily Ratajkowski në mëngjes, drekë, darkë

Mund të hamendësoni se Emily Ratajkowki është një prej atyre modeleve që ka ndjek një dietë strikte, por jo. Dieta e saj është goxha normale. “Më pëlqejnë ëmbëlsirat, kështu që shpesh ha karbohidrate,” thotë ajo dhe shton se “s’është e fiksuar pas palestrës.”

Po mirë. Ç’ha Emily Ratajkowski?

Në mëngjes, kafeinë dhe karbohidrate – Çdo mëngjes, Emily pi një kafe të zezë, që do të thotë një kapsulë espresso dhe ujë të nxehtë, dhe ha një briosh të quajtur kouigin-amann, në formën e një luleje, pjekur me shumë gjalp.

Ndonjëherë, ha kos, ose tost në vend të brioshit të çuditshëm.

Në drekë, mish dhe perime – Emily tha për Harper’s Bazaar se në drekë i pëlqen të hajë ndonjë sanduiç ose një sallatë. “Nëse jam duke punuar, ha ç’të ketë në set, por di të ruhem. Nuk ha shumë.”

“Më pëlqen shumë mishi,” tha modelja dhe aktivistja për Elle. “Trupi më kërkon hekur, kështu që sallatrat i shoqëroj me mish zakonisht. Dua të kem energji, por edhe të jem e shëndetshme.”

Midis vakteve, lëngje – Emily është nga Los Angeles, gjë që shpjegon gjithë lëngjet që pi gjatë ditës. Asaj i pëlqejnë me shafran dhe panxhar.

Darka hahet në restorant – Për Emily-n, darkat janë ideale për të kaluar kohë me miqtë dhe prandaj ha nëpër restorante. Zakonisht, porosit ushqim italian ose sushi.

Nëse nuk është jashtë, porosit diçka për ta ngrënë në shtrat. “Praktikisht, trupi im është ushqim tailandez dhe indian,” tha Emily në një intervistë me Jimmy Kimmel.

Shumë ëmbëlsira – Emily ka një dobësi për ëmbëlsirat dhe sipas saj, është e rëndësishme t’i bësh qejfin vetes ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *