Categories
Lajme

Mesazhi i nënës për vajzën: “Jeta është e vështirë, por Zoti të ka ruajtur një ëmbëlsirë të shijshme”

Një grua shkon te shtëpia e prindërve dhe nisi t’i ankohet nënës së saj për problemet që kishte. Ajo ishte shumë e mërzitur, ankohej për punën, për fëmijët që e lodhnin, për hallet që i kishin dalë dhe shumë të tjera. Nëna pasi e dëgjoi, e pyeti: “Bijë a të shtroj diçka për të ngrënë, një ëmbëlsirë do të të bëjë mirë?”

Pasi e bija pohoi, nëna erdhi me një tigan me vaj të nxehtë dhe i tha: “Mbaje dorën të të hedh pak vaj!” E bija e çoroditur ia kthen: “Si mund të ma hedhësh vajin e nxehtë në dorë nënë? Për çfarë ta dua?” E ëma vazhdoi, “Ke të drejtë bijë, atëherë po të sjell diçka tjetër”, dhe u kthye me një enë me miell.

“Mbaji duart grusht bijë”, i tha e jëma. “Po tallesh me mua? Si mund ta mbaj miellin në duar e aq më tepër ta ha të pagatuar?”. E jema psherëtiu dhe e pyet përsëri, “Po më lodh bijë, lëri nazet. Atëherë po të sjell dy kokrra vezë të freskëta, thyeji dhe haji!”

Vajza nuk po kuptonte asgjë dhe kundërshtoi. “Nënë, unë nuk kam ardhur këtu për të ngrënë vezë të gjalla, as të përvëloj duart me vaj të nxehtë e as të përlyhem me miellin tënd. Unë po iki se kam punë, mirupafshim!”

Nëna buzëqeshi, e kapi prej krahu vajzën e saj dhe i tha, “Dale bijë, dua që të kuptosh diçka. Është e vërtetë që vaji i nxehtë të përvëlon, mielli i pagatuar nuk hahet, po ashtu edhe veza. Të veçuara njëra nga tjetra, të gjitha këto produkte ushqimore janë të dëmshme për ne, por nëse i përziejmë dhe i gatuajmë të gjitha sëbashku, mund të përftojmë një ëmbëlsirë të shijshme.

Në të njëjtën mënyrë vepron edhe Zoti. Nëse i sheh të veçuara ngjarjet që të ndodhin, mund të duken si halle dhe telashe të mëdha. Por të jesh e bindur që këto ngjarje të veçuara janë si produktet që të ofrova më sipër, dhe me siguri Zoti është duke gatuar një ëmbëlsirë të shijshme për ty, e cila në fund fare do të të pëlqejë!”

Ky postim u shkrua nga faqja “Mësimi”, e cila gjithashtu ka shtuar një mesazh: Jeta është e vështirë dhe shpesh na ndodh që të demoralizohemi, por është shumë e rëndësishme që të mos i humbim shpresat dhe të mos dorëzohemi. Mos harro, pas errësirës, gjithmonë lind dielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *