Categories
Lajme

Barku i fryrë kur zgjoheni në mëngjes po ju jep dy mesazhe kryesore për shëndetin

Eshtë normale që një stomak plot para gjumit shkakton parehati, prandaj shpesh sugjerohet që vakti i darkës të mbyllet herët, por ka diçka tjetër edhe më të sikletshme. Të zgjohesh me ndjesinë e të qenit e fryrë. Pse ndodh kjo?

Sipas ekspertëve ndjesia e një barku të fryrë që në mëngjes shkaktohet nga ushqimet të cilat trupi nuk i absorbon mirë gjatë natës që mund të jenë qumështi, apo gjithçka që përmban gluten. Gazrat e mbledhura që shkaktojnë fryrjen përveç të tjerave janë gjithashtu rezultat i frymëmarrjes me gojë gjatë natës.

“Procesi i sistemit digjestiv gjatë natës nis të ngadalësohet, që do të thotë se nëse keni konsumuar një vakt të rëndë në darkë ka gjasa të ketë ende ushtrime të patretura në stomakun tuaj. Zakonisht ndjesia e fryrjes është më e lartë nëse keni konsumuar ushqime me shumë fibra.”- është shprehur për Pop Sugar mjekja Tamara Freuman.

Një tjetër faktor sipas saj mund të jetë edhe kafja e mëngjesit. Embëlsuesit artificialë nuk treten plotësisht nga stomaku, gjë që çon në rritjen e ndjesisë së fryrjes.

Si mund ta minimizojmë këtë lloj parehatie?

Për t’u ndjerë më të lirshëm, mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të mentes dhe aktivitet fizik ndonëse më e mira do të ishte parandalimi. Ndarja e saktë e kohës së vakteve dhe një darkë e hershme do të shmangnin fryrjen, por nëse kjo ndjesi është e përhershme dhe bëhet e paevitueshme, ekspertët rekomandojnë takimin me një mjek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *