Categories
Dieta Këshilla

Ndihmë e madhe për tensionin: 4 perimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta

Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë.

Shqipëria renditet në zonën e rrezikut mes vendeve me prevalencën më të lartë të këtyre sëmundjeve. Në vendin tonë, përafërsisht 32 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç është e prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Në vitin 2017 hipertensioni arterial ishte faktori i dytë i rrezikut, shkaktar për shumicën e sëmundjeve në Shqipëri. Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik ,të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se vdekshmëria prej sëmundjeve ishemike të zemrës që shkaktohen nga hipertensioni është rritury dy herë gjatë 20 viteve të fundit.

Nëse çështja e tensionit të lartë nuk merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, ishemi dhe qarkullim të penguar të gjakut. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut.

Në këtë artikull do të mësoni për perimet më të mira të dimrit që ju ndihmojnë të ekuilibroni tensionin në mënyrë natyrale.

Karotat – Karotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negative të sodiumit. Karotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari – Antioksidantët e panxharit ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave. Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, i zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi – Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë. Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër. Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepka – Rrepka është e pasur me kalium. Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Rrepkën mund ta përdorni në sallata ose në supa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *