Categories
Këshilla

Mund t’i bëni në shtëpi: 3 kura efektive për të shpëtuar nga fyti i thatë

Ende nuk keni shpëtuar nga gripi i këtij sezoni? Fyti i thatë është kthyer në një ankth për ju? Mos e lër pas dore, pasi për të shpëtuar nga ky problem nuk është nevoja të shpenzoni një mal me para për ilaçe.

Më poshtë gjeni 3 metoda të thjeshta në kushte shtëpie, por që funksionojnë kaq mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe në veçanti për fytin e thatë.

Hidhi një sy:

Gargare me uthull molle – Shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Përsëriteni 3-5 herë në ditë derisa problemi t’ju largohet.

Lëng limoni i ngrohtë me mjaltë – Shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me lëng limoni të ngrohtë. Pijeni dy herë në ditë për rezultate më efektive. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C i cili ndihmon në përshpejtimin e shërimit të fytit të thatë, të irrituar dhe të ënjtur.

Nga ana tjetër, mjalti përmban veti të mrekullueshme qetësuese dhe veti antioksidante gjithashtu.

Qumësht dhe shafran Indie – Para se të shkoni në shtrat, do të ishte një ide e mirë të tresnit një lugë shafran Indie pluhur në një gotë me qumësht të ngrohtë. Kjo gjë ndihmon zbutjen e thatësisë së fytit pasi shafrani përmban veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Është gjithashtu një metodë e shkëlqyer për infeksionet e traktit të sipërm respirator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *