Categories
Lajme

Nëse po ju bien flokët, këto janë 9 arsyet kryesore pse ju ndodh

Flokët u bien të gjithëve. Nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.Megjithatë, në këtë artikull do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

Medikamentet – Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore.

Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije – Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.

Mungesa e hekurit – Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi – Stresi e plogështon sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve – Përdorimi i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset – Tharëset e instrumenteve të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut. Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.

Sëmundjet – Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani – Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit. Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet me të ngrënin – Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *