Categories
Këshilla

3 ushtrimet që djegin më shumë kalori sesa vrapimi

Për disa, nuk ka gjë më të mirë sesa një vrapim i gjatë e i mirë. Vrapimet e gjata janë mundësi e mahnitshme për t’u qetësuar, për të dalë nga shtëpia dhe për të djegur shumë kalori. Pra, i shijoni të gjitha përfitimet që nuk mund t’i merrni nga qëndrimi ulur në kolltuk.

Megjithëse shumicës së njerëzve i pëlqejnë përfitimet e vrapimit, thuajse të gjithë e urrejnë monotoninë e këtij aktiviteti.

Por, fatmirësisht, nëse qëllimi juaj është të digjni kalori shpejt, nuk keni nevojë të ngecni në botën e një vrapuesi, por ka aktivitete të tjera që mund të bëni dhe që ju djegin shumë kalori.

Boksi – Nuk keni nevojë të futeni në ring dhe të ndesheni me dikë për të humbur peshë. Mjafton ta goditni një thes të rëndë, të ushtroni me një partner apo thjesht të bëni goditje në ajër për të djegur kalori. Ekspertët thonë se aktiviteti i boksi mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 800 kalori për një orë.

Ushtrimet ‘burpee’ – Një person 80-kilogramësh djeg rreth 1.43 kalori për çdo ushtrim ‘burpee’ që bën, thonë ekspertët.

Prandaj, nëse mund të qëndroni për të paktën 7 minuta duke e bërë këtë ushtrim, atëherë numri i kalorive që do të digjni do të jetë dyshifror. Duhet të synoni të bëni të paktën 10 burpee për çdo 60 sekonda, apo një shkallë prej 14.3 kalorive për minutë.

Kërcimi me litar – Me ushtrimit e kërcimit me litar ju mund të digjni nga 15 deri në 20 kalori për minutë. Mesatarisht një person mund të djegë 200-300 kalori për vetëm 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *