Categories
Lajme

Gabimi që shumica e shqiptarëve bëjnë kur lajnë dhëmbët

Larja e dhëmbëve është një zakon i përditshëm, por ne shpesh nuk e bëjmë atë si duhet. Ekziston, në fakt, një lëvizje që shumica e njerëzve harrojnë të bëjnë kur lajnë dhëmbët.

E megjithatë është një proces i domosdoshëm për të shmangur jo vetëm rritjen e baktereve por edhe komplikime të tjera për shëndetin tonë.

Lexoni tre arsye të rëndësishme për të larë gjuhën dhe dhëmbët tuaj tani e tutje!

Shije më e mirë – Nëse mendoni se nuk keni gjithmonë shije të mirë mund të jetë faji juaj. Pastrimi i gjuhës lejon që sythat e shijes të punojnë më mirë dhe kështu ne e shijojmë ushqimin tonë në maksimum.

Parandalimi i pllakave – Akumulimi i baktereve në gjuhë lehtëson formimin e një shtrese të pllakave në dhëmbë. Pllaka kontribuon si në erën e keqe të gojës dhe në prishjen e dhëmbëve.

Forconi sistemin imunitar – Gjuha është pjesë e sistemit imunitar dhe kështu që sa më shumë baktere të hiqen nga sipërfaqja e saj, aq më pak ka gjasa që ato të pushtojnë trupin dhe të shkaktojnë komplikime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *