Categories
Lajme

Pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët shqiptarë fitojnë betejën me Covid

Pas 40 ditësh terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Lajmin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Jeta triumfon” është shprehur ministrja, teksa ka publikuar foton e binjakëve nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë”.

Statusi: #Jeta triumfon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj e kanë fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali”, shkruan Manastirliu.

Lajme të tilla të shtojnë jetën. Gjithmonë ka shpresë, edhe kur gjërat duken mision i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *