Categories
Këshilla Lajme

Pa merak! Ka një mënyrë si të shpëtoni nga fërkimi i kofshëve gjatë verës

Kur vjen vera me temperaturat e larta dhe qejfin për të veshur fustane dhe funde, sjell me vete probleme të tilla si fërkimi i pjesës së brendshme të kofshëve.

Shpesh herë, lëkura mund të irritohet nga djersa ose mund të skuqet dhe për t’i dhënë fund kësaj torture, shpesh veshim pantallona edhe në pikun e vapës.

Epo, harrojini produktet që kushtojnë pasi zgjidhjen e thjeshtë e keni në shtëpi, një deodorant rroll on.

Rrëshqitja e deodorantit në kofshët e brendshme vepron si një lubrifikant, që do të thotë se kofshët tuaja thjesht do të rrëshqasin me njëra-tjetrën. Për më tepër, kjo metodë vazhdon të funksionojë edhe pasi deodoranti të jetë tharë plotësisht.

Ekzistojnë një numër metodash të tjera që njerëzit përdorin për të trajtuar këtë problem, duke përfshirë spërkatjen me dry shampo ose me vazelinë për të minimizuar fërkimin dhe parandaluar djersën, por ajo me deodorant shihet si me efikase për momentin!

Epo nuk humbet gjë nëse e provon! /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *