Categories
Lajme

Si mund të kuptohet nëse keni gurë në veshka? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Shpesh na ndodh që të vuajmë nga një problem në organet e brendshme por që se kuptojmë dhe ia vëmë fajin bazuar tek simptomat, një organi tjetër apo thjesht një ftohjeje, duke bërë kështu dyfish gabim.

Së pari, gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka? Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë: ndjesia e djegies gjatë urinimit, urinë me njolla gjaku, dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit. Në këto raste rekomandohet këshillimi me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A mund të përdoren medikamente kundër tyre? Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes. Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale. Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve? – Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem. Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *