Categories
Dieta Këshilla

Frutat më të mira për të rënë në peshë – vlerat e tyre për organizmin

Studime të ndryshme në SHBA kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë.

Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë. Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

Vishnjet – Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë. Njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9% më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta.

Frutat e pyllit – Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore. 3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 përqind.

Mollët e kuqe – Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë. Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

Shalqini – Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit. Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

Pjeshkët, kumbullat dhe nektarinat – Ato parandalojnë sindromën metabolike, e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit. Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës. Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.

Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *