Categories
Lajme

“Nëse je shqiptar…”, Jim Belushi ka një kërkesë të veçantë për ne

Jim Belushi, aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, ka pranuar kohë më parë rrënjët e tij shqiptare. Ai asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën dhe kjo na bën vërtet krenarë për të,

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka kërkuar nga ndjekësit me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të forta me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë! Do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptare në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it. Zemra mal të gjithëve! Super postim, apo jo?

Kujtojmë se një foto ku Valbona Selimllari shfaqej e qeshur teksa Jim Belushi e përqafonte, qe shkasi i një legjende urbane se aktori i famshëm linte kokën pas Miss-it shqiptar.

Më herët, Valbona Selimllari tregoi se ky ishte thjesht një spekulim, ngaqë fotografi kishte kapur një moment rastësor gjatë një takimi të tyre. Nejse, lajmi është se Belushi do të jetë gjithmonë një promovues dhe mbështetës i shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *