Categories
Lajme

Ndaluni pak këtu: 5 perimet që duhet të hani në pranverë për t’u dobësuar

Barku i fryrë, këmbët e ënjtura dhe fryrja janë probleme shumë të zakonshme, veçanërisht në pranverë. Dhe shkaqet mund të jenë shumta.

Një nga më të shpeshtat është mënyra e jetesës dhe një dietë e pasur me sheqerna dhe yndyrna në muajt e dimrit. Edhe stresi gjithashtu mund të përkeqësojë problemin, i cili ngadalëson pak të gjitha funksionet, përfshirë ato të zorrëve, duke favorizuar kapsllëkun dhe ndjenjën e rëndesës.

Perimet e duhura ofrojnë një ndihmë të vlefshme për të luftuar problemin. Të përfshira në një dietë të larmishme dhe të plotë, ato janë aleate të shkëlqyeshme për shfryrjen.

Ato sigurojnë një përzierje të substancave që lehtësojnë punën e mëlçisë dhe të gjitha organeve të tjera përgjegjëse për pastrimin.

Përveç kësaj, të konsumuara para vakteve ose para pjatës së parë, falë efektit të tyre ngopës, ato ndihmojnë në zvogëlimin e racioneve në tryezë dhe konsumojmë më pak ushqime “të pangopura”.

Perimet mund të rrisin ndjenjën e ngopjes dhe të frenojnë urinë. Por ato kanë edhe shumë përparësi të tjera.

Angjinarja përmban shumë fibra që ngadalësojnë tretjen e yndyrnave dhe sheqernave dhe zvogëlojnë prodhimin e insulinës, një hormon që favorizon akumulimin e centimetrave shtesë sidomos rreth barkut. Fibrat në të cilat janë të pasura, përfshirë inulinën, kanë një veprim probiotik: ato ushqejnë mikrobiotën e zorrëve dhe e mbajnë atë në ekuilibër, duke favorizuar rregullsinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *