Categories
Histori

“Kam qarë dy herë në jetë prej teje, bija ime” – Historia mallëngjyese e babait ka mesazh të fortë

Një vajzë, po qëndronte tek koka e krevatit të babait të saj të moshuar në spital. Ajo vuri re se atij po i mbusheshin sytë me lot dhe e habitur e pyeti: “Baba, nuk të kam parë kurrë gjatë gjithë jetës që të qash. A ke qarë ndonjë herë tjetër ashtu si tani?”

Ai, me zë të lodhur iu përgjgj: “Po bijë, para shumë vitesh kam qarë para teje, ashtu si po qaj tani.”

Vajza u bë kuroze dhe e pyet: ” Cila ishte arsyeja që ke qarë përpara meje baba? A mos vallë unë kam qenë e sëmurë? Apo të kam lënduar me budallallëqet e mia? Nuk më kujtohet kjo ndodhi!”

Babai vijoi të tregojë: “Ti ishe vetëm dy vjeçe dhe unë isha shumë kurioz se çfarë prirje kishe për të ardhmen. Kështu që vendosa të të bëj një lojë. Vendosa në tavolinë përpara teje një laps, një monedhë dhe një lodër. Më pas të kërkova të zgjedhësh. Nëse ti do zgjidhje lapsin, atëherë kjo tregonte se ishe e prirur drejt dijes në të ardhmen. Nëse do zgjidhje monedhën, është e qartë që do shkoje pas parasë, e nëse do zgjidhje lodrën, atëherë do të ndiqje kënaqësinë dhe argëtimin.”

Vajza e pyet: “E çfarë zgjodha unë, baba?”

Babai: “Ti bija ime u hutove për një çast, dhe po i vështroje elementët mbi tavoline me sytë e tu të bukur që të shndrinin nga çiltërsia e një fëmije. Pastaj i fshive të gjitha i hodhe në tokë, hipe mbi tavolinë dhe mu hodhe në qafë duke më shtrënguar fort”.

“Ti më zgjodhe mua para gjithçkaje, bija ime. Më zgjodhe atëherë kur nuk kisha mundësi të të ofroja pasuri e të jetoje si shoqet e tjera, më zgjodhe edhe kur nuk mund të luaja me ty e të të argëtoja nga stresi që kisha, më zgjodhe edhe kur nuk mund të të nxirrja shëtitje për një akullore. Edhe tani që jam plakur dhe mendja ime flet përçart, përsëri ti me zgjodhe mua dhe qëndron pranë meje”.

Pra bija ime, unë dy herë kam qarë para dikujt, atë ditë dhe tani po qaj për herë të dytë përpara të njejtit person. Ai person je ti bija ime dhe kjo e qarë më ka dhënë forcë dhe lehtësim në jetën time me shumë mundime”.

(Kjo histori u përkthye nga një djalë fantastik shqiptar në faqen e Historive Motivuese)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *