Categories
Këshilla

Lulen që bën mrekulli për shëndetin mund ta gjesh buzë rrugës së shtëpisë!

Lule Kumaku është një nga bimët mjekësore më të famshme për shëndetin. Ajo është e jashtëzakonshme për shërimin, rregullimin dhe hidratimin e lëkurës. Ajo zgjatet deri në 50 centimetra dhe në raste mund ta gjeni buzë rrugës ose pranë shtëpisë.

Kumaku është lehtësisht e dallueshme falë ngjyrës së bukur e të ndezur portokalli.

Kjo lule lulëzon në pranverë dhe qëndron e paprekur deri në ngricën e parë. Zbuloni më poshtë mënyrat se si lule Kumaku, me emrin botanik Calendula officinalis, mund të ndihmojë shëndetin tuaj.

Kundër alergjive – Lule Kumaku është përdorur historikisht kundër alergive në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nga lulet. 10 gramë lule Kumaku ziejini në gjysmë gote ujë. Lereni më pas të qëndrojë për 15 minuta. Pijeni dy deri tri herë në ditë.

Mbron qelizat – Lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, thotë një studim i Qendrës Mjekësore Universitare të Meriland. Këto lule përmbajnë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi. Këta përbërës mbrojnë sytë.

Kundër të djegurave – Përdoreni lule Kumakun kundër skuqjes nga dielli. Nxirreni lëngun nga kërcelli i lules dhe lyeni zonën e djegur. Ju mund të përgatisni edhe çaj duke zier lule të freskëta ose të thata.

Kolla me sekrecione – Nëse kolla ju lë pa gjumë, përdorni lëngun e lules, pasi e shtrydhni e kulloni. Me këtë lëng mund të bëni gargarë. Në këtë mënyrë do të largoni sekrecionet dhe do të bëheni më mirë shumë shpejt. Kumaku është shumë më tepër se një lule e bukur.

Ajo mjafton të zihet si çaj dhe do të jetë njësoj si të keni farmacinë në shtëpi.

Kundër inflamacionit – Dermatiti dhe njollat në lëkurë mund të kurohen me ujin pastrues të Kumakut. Përdorni çajin me lule të freskëta ose të thata dhe sigurohuni që të jetë në temperaturë ambienti. Vendoseni në lëkurë duke përdorur një pambuk. Shpëlajeni lëkurën pas disa minutash dhe më pas përdorni një krem hidratues.

Lëkura e bebes – Çaji i lule Kumakut është ideal për të kuruar acarimet e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve, që mund të ndodhin nga pelenat ose arsye të tjera. Lyejeni zonën e acaruar me lëngun e çajit dhe lëreni të ajroset. Me Kumakun ju mund të përgatisni në shtëpi edhe një krem të mirë.

Merrni 200 gramë krem natyral të thjeshtë dhe 15-20 pika nga vaji esencial i lule Kumakut. Përziejini së bashku në një enë qelqi dhe përdoreni sa herë që ju nevojitet. Kremërat natyralë mund të gjenden në farmaci. Po ashtu edhe vaji esencial i lule Kumakut.

Pickimet nga insektet – Kompresat më lëngun e luleve të ziera funksionojnë kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera. Këto kompresa largojnë inflamacionin dhe mbrojnë lëkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *