Categories
Histori

“Zbulohet” dilema e shekullit, 7 arsye se pse restorantet shërbejnë pak ushqim në pjatë

Të gjithë mund të keni menduar pse në restorante të shtrenjta shërbejnë porcione shumë të vogla ushqimi. Për të zbuluar arsyet duhet të lexoni artikullin e mëposhtëm

Pjata ka përbërës të kushtueshëm – Restorantet e shtrenjta kanë ushqime të shtrenjta. Për shembull, një kile mish viçi Wagyo kushton rreth 200 dollarë dhe një kilogram havjar rreth 10,000 dollarë. Duke marrë parasysh këtë gjë, është lehtësisht e kuptueshme se porcionet e vogla do të sigurojnë një çmim të përballueshëm të pjatës.

Porcionet e vogla janë më elegante –  Pjatat me sasi të vogël ushqimi janë më të lehta për t’u dekoruar dhe duken më elegante për klientin. Siç e dini, së pari duhet të kënaqet syri pastaj stomaku.

Mund të shijoni pak nga të gjitha – Zakonisht, shumica e restoranteve shërbejnë 3 pjata, një meze, pjatën kryesore dhe një ëmbëlsirë. Madje ndonjëherë vetëm pjatën kryesore. Por një drekë e mirë në një restorant të shtrenjtë, përmban 12 pjata të ndryshme. Për t’i shijuar të gjitha, duhet të hani nga pak te secila.

Çdo pjatë është një vepër arti e çdo kuzhinieri – Secili kuzhinier përgatit pjatën e tij, dhe në mundësi që t’i shijoni të gjitha, duhet të hani vetëm pak. Dhe nga ana tjetër, që pjata të dalë sa më estetike, duhet përdorur pak ushqim.

Çdo kafshatë duhet të jetë e paharrueshme dhe nuk do t’ju mërzitet ushqimi – Kafshatat e para të ushqimit janë ato që ju shijojnë më shumë. Kjo sepse sythat e shijes do të bëhen më pak sensitive ndërsa hani. Duke e ditur këtë, kuzhinierët përqendrohen në cilësinë e pjatave sesa në sasi.

Jep përshtypjen e një pjate premium, me cilësi të mirë – Këtu vlen shprehja “pak dhe saktë”. Nuk është për t’u habitur se të kesh akses në vende luksoze, pjatat që servirin pak ushqim do të jenë cilësore.

Është e pazakontë dhe na rrit pritshmëritë – Duke parë një pjatë me një sasi të vogël ushqimi na bën të pyesim se cila është arsyeja aktuale pse ka kaq pak. Por të qenit në një darkë që servir pjata ushqimi me siguri do të na bëjë kureshtarë të dimë se çfarë mban pjata tjetër për ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *