Categories
Lajme

A e dini cili është qyteti me më shumë miliarderë në botë?

Sipas listës vjetore të Forbes, Pekini tani ka më shumë miliarderë se çdo qytet tjetër në botë.

Kryeqyteti kinez shtoi 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani ka 100, sipas revistës së biznesit. Në këtë mënyrë, Pekini lë pas me një rezultat të ngushtë Nju-Jorkun, i cili ka 99 miliarderë dhe ka qenë në krye të renditjes për shtatë vitet e fundit. Mbajtja e Covid-19 nën kontroll, rritja e firmave të teknologjisë dhe tregjeve të aksioneve e ndihmuan Pekinin të fitonte vendin e parë.

Edhe pse Pekini tani ka më shumë miliarderë, vlera e kombinuar neto e miliarderëve të Nju-Jorkut mbeti 80 miliardë dollarë, më e madhe se ajo e homologëve të tyre në Pekin.

Banori më i pasur i Pekinit ishte Zhang Yiming, themeluesi i aplikacionit TikTok dhe shefi ekzekutiv i firmës së tij mëmë ByteDance. Vlera e tij neto ishte dyfishuar në 35,6 miliardë dollarë.

Ndërsa, banori më i pasur i Nju-jorkut, Michael Bloomberg, kishte një pasuri me vlerë 59 miliardë dollarë.

Gjigantët e teknologjisë së Kinës dhe SHBA-ve janë rritur shumë më shumë gjatë pandemisë, ndërsa shumë njerëz filluan të blinin dhe të kërkonin burime argëtimi online. Kjo solli krijimin masiv të pasurisë personale për themeluesit dhe aksionarët e këtyre titanëve të teknologjisë.

Kina, e cila veç Pekinit kishte pjesë të listës së Forbes edhe Hong Kongun dhe Makaon, shtoi 210 miliarderë në listë, më shumë se çdo vend tjetër globalisht. Gjysma e miliarderëve të rinj të Kinës e bënë pasurinë e tyre nga ndërmarrjet prodhuese ose teknologjike, duke përfshirë miliarderen femër Kate Wang, e cila u pasurua nga cigaret elektronike.

Me 698 miliarderë, Kina renditet pas SHBA-ve, që kryesojnë me 724 miliarderë.

India kishte numrin e tretë më të lartë të miliarderëve, 140.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *