Categories
Këshilla Shëndeti

Mendjen këtu: 5 ushqimet që konsumojnë trajnerët që bëjnë palestër

Nëse e keni ndarë mendjen të punoni seriozisht me trupin, duhet ta dini se çfarë konsumoni para ushtrimeve fizike janë pjesë më e rëndësishme e regjimit të ri. Duhet të “furnizoheni” për të patur energji, por në të njëjtën kohë duhet të ruani masën për të mos u ndjerë “të fryrë”.

Këtu nis vështirësia, por gjërat thjeshtësohen nëse ju themi se si duken vaktet e trajnerëve para palestrës. Filloni të mbani shënime!

Tërshërë me gjalp kikiriku dhe një banane

Në po ushtroheni në mënyrë intensive, ju duhet të furnizoheni mirë para stërvitjes. Një nga pjatat që trajnerët sugjerojnë është pikërisht kjo që shihni më lart. Tërshërë e kombinuar me një lugë gjalp kikiriku dhe një banane. Eshtë vakt i shëndetshëm, energjik dhe ka gjithë proteinat që i duhen muskujve. Këshillohet ta konsumoni 30 minuta para palestrës.

Pretzel dhe djathë! Ky lloj ushqimi përmban karbohidrate mjaftueshëm për energji dhe proteina që muskujt ta rimarrin veten lehtësisht.

Tost me avokado

Nëse të pret një vrap a një xhiro e gjatë, do të duhet të konsumosh diçka të pasur në vlera ushqyese. Zgjidhni tostën me avokado. Përveçse është e shijshme, është e shëndetshme dhe ka karbohidratet që i duhen trupit para stërvitjes. Mos harroni t’i shtoni lloje të ndryshme farash.

Vezë dhe tërshërë me boronica

Kjo recetë ju shërben atyre që po kërkojnë të bëjnë masë muskulare. Nga njëra anë në një pjatë duhet të hidhni tërshërë me qumësht bajameje dhe boronica e ndërsa nga ana tjetër 3 vezë të rrahura! Vetëm bëni kujdes ta konsumi rreth 3 orë para stërvitjes.

Fruta

Në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të stërvitjes duhet të përzgjidhni edhe vaktin që do të përgatisni. Në rast se aktiviteti fizik do të jetë i shkurtër, mjaftojnë frutat para tij, pasi kanë gjithë vlerat ushqyese që ju duhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *