Categories
Lajme

Uthulla natyrale e portokallit shërben për çdo pastrim, ja receta!

E kemi thënë disa herë tashmë që uthulla gjen përdorim të gjerë për pastrime të çdo lloji. Receta që po ju japim më poshtë është fare e thjeshtë dhe, përveçse për të pastruar, do të ndihmojë ambientet e shtëpisë të mbajnë edhe aromë të mirë, pa përdorur kimikate.

Në një enë të madhe qelqi fusni lëkura portokalli (nese doni edhe 2-3 shkopinj kanelle) dhe mbusheni me uthull të bardhë.

Mbylleni dhe lëreni të pushojë për dy javë. Lëngun kalojeni në një enë, shishe plastike, me të cilën keni mundësi të spruconi dhe të pastroni të gjitha sipërfaqet e papastra në shtëpi.

Nëse do e provoni, më tregoni eksperiencën tuaj. Pres komente dhe përshtypje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *