Categories
Histori

Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën

Shkruar nga Lira Gjika

Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën. Nuk zëvendëson nënën dhe e siguron vazhdimisht fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek ajo (gjyshja). Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës që ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna e babai ka nënën e tij (gjyshen).

Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj. Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe.

Të rritesh nëpërmjet sakrificave do të thotë të rritesh i pasigurt dhe me ndjenjën e fajit se dikujt po i bën keq. Të rritesh në sakrifica do të thotë të jesh në kushte mbijetese, ku nuk mund të njohësh shijen e gëzimit.

Gjyshe, e para ji mirënjohëse dhe ndjehu e nderuar që nëna e fëmijës të beson ty fënijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote. Shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën. Dhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti, ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe bababnë e fëmijës për çdo problem. Mos përdor autoritetin tend dhe t’i bësh fëmijët e tu që të ndihen në faj, pse duan ta rrisin fëmijën e tyre sipas kohës, me mënyra që dikton koha.

Gjyshe ju keni dashuri pa fund, mos e keqpërdorni. Është radha të jeni gjyshe. Shijojeni. Është shumë e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna. Kur fëmija i vogël të buzëqesh. Kur fëmija i vogël të zgjat dorën. Këto janë dhurata perëndie.

Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Mos i çoni dëm. Mos i keqpërdorni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *