Categories
Receta

Përgatitet thjesht, kjo supë me perime është super e shijshme!

Receta e sotme është për supën me perime, e mrekullueshme gjatë stinës së pranverës.

Francezët e adhurojnë këtë supë! Më poshtë, po ju tregoj përbërësit dhe si ta gatuani.

¼ filxhan gjalpë, 1 presh, 3 patate të mëdha, 1 tufë shparguj të freskët
4 lugë çaji kripë, 1/2 kile spinaq të freskët, 2 karrota, 1/3 filxhan oriz të bardhë, 1 filxhan pana, 2 gota ujë, 1 qepë

1. Shkrini gjalpin në një tenxhere të madhe mbi nxehtësi mesatare.
2. Hidhni brenda qepën dhe preshin të copëtuar dhe skuqini pak sa të zbuten.
3. Më pas shtoni ujë në tenxhere bashkë me patatet, karrotat, shpargujt dhe orizin.
4. Shtoni kripën dhe vëreni të ziejë në 30 minuta deri sa orizi dhe perimet të jenë zbutur.
5. Pastaj shtoni spinaqin dhe panën dhe gatuajeni edhe 5 minuta.

Shënim: Fotot janë ilustrim. Nuk është se supa do të duket si në foto. Janë foto nga interneti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *