Categories
Lajme

Kruarja e lëkurës, si ta zgjidhni problemin me kushte shtëpie

Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur.

Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze. Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta. Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj.

Sipas të dhënave, ndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit.

Shkaktarë të mundshëm të kruarjes së lëkurës: Insektet si mushkonjat ose merimanga, ekzema ose edema, substancat që gjenden tek produktet kozmetike, pastrimit ose bizhuteritë, medikamentet për tensionin e gjakut, stomakut, dhimbjeve ose kolesterolit, skleroza e shumëfishtë.

Në disa raste kur kruarja nuk largohet, mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze siç janë: sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mushkërive, tiroidja, diabeti, mungesa e hekurit.

Soda e bukës – Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me sodë buke. Qëndroni brenda në ujë për gjysëm ore dhe më pas thajeni të gjithë trupin, pa e shpëlarë me ujë.

Këtë trajtim bëjeni çdo ditë për disa javë që të zgjidhni problemin e kruarjes së lëkurës. Pak ujë me sodë mund ta përdorni edhe për të lyer lëkurën në pjesët ku keni kruarje.

Uji i ftohtë – Sa herë që keni dëshirë për të kruar lëkurën bëni dush me ujë të ftohtë. Kjo është një mënyrë shumë efikase për të shuar nevojën për kruarje të lëkurës.

Uthulla e mollës – Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të një filxhan çaji me uthull molle. Pas banjës shpëlajeni trupin me ujë të bollshëm dhe të vakët

Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për të lyer pjesët e lëkurës ku keni kruarje. Kkonsultohuni me mjekun në rast se kruarjet zgjesin për disa ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *