Categories
Lajme

Mënyrat natyrale si të zbehni shenjat dhe hematomat brenda pak ditëve

Ndonëse makeup-i mbulon çdo defekt apo shenjë të lëkurës, hematomat pas një incidenti janë thujase të pamundura për t’u mbuluar.

Pas goditjes dhe inflamimit një plagë kalon në disa faza dhe kërkon më shumë se një javë të shërohet plotësisht. Nga e kuqja, në ngjyrën vjollcë e më pas si e verdhë, të gjithë e kanë kaluar të paktën një herë ! Përdorimi i produkteve të mëposhtëme do të zbehë shenjat shumë më shpejt nga se mendoni.

Kastraveci, lëngu i limonit, banania lëngu i qepës dhe mjalti kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Të pasura me vlera ushqyese e vitamina këto produkte promovojnë qarkullimin e gjakut duke ushqyer qelizat e dëmtuara e si pasojë plaga të shërohet më shpejt.

Ajo që duhet të bëni është thjesht të mbuloni plagën me një nga ushqimet e mësiperme. Nuk kërkohet t’i përzieni bashkë. Lëkurën mund duhet ta mbështillni me një fasho dhe ta lini ashtu për disa orë.

Procesi duhet përsëritur disa herë në ditë derisa të shihni përmirësim të shenjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *