Categories
Lajme

Si të trajtoni artritin me xhinxher – Fuqia e kësaj erëze mund të bëjë mrekulli për ju

Artriti është një gjendje e cila karakterizohet nga pezmatimi i artikulacioneve në trupin tuaj që zakonisht shoqërohet me ënjtje dhe dhimbje. Kjo sëmundje është e zakonshme në mesin e individëve të moshuar dhe zakonisht trajtohet me ilaçe anti-inflamatore.

Por a e dini se ekziston një ‘ilaç’ natyral që vepron si kurë efektive kundër inflamacionit të nyjeve të shkaktuara nga artriti?

Xhinxheri, nuk njihet vetëm për përdorimet e tij në kuzhinë, por me shekuj është përdorur për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo rrënjë përmban enzima që qetësojnë ulçerën, komponime që janë anti-inflamatore dhe antioksiduese, si dhe një sasi të vogël përëbërësish me veti analgjezike. Por si duhet ta përdorni rrënjën e xhinxherit për të përfituar?

1. Shtimi i xhinxherit të freskët në vaktet tuaja

Hulumtuesit e University of Georgia në Athinë and Georgia State College & University në Milledgeville botuan një studim në Journal of Pain se disa lugë xhinxheri i grirë mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së muskujve shkaktuar nga stërvitja.

2. Pija magjike

Përbërësit:

2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur, 1 gotë ujë, 2 cm rrënjë xhinxheri i grirë, 1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

1. Vendosni ujin të vlojë në një tenxhere të vogël
2. Shtoni xhenxhefilin e grirë.
3. Ziejeni ujin për 10 minuta.
4. Kullojeni atë dhe shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur.
5. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe pini 2-3 gota çdo ditë, derisa dhimbja të qetësohet.
3. Masazh me vajin e xhinxherit

Vaji esencial i xhinxherit ka enzima me veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së artritit duke vepruar në receptorët vanilloide, të cilët ndodhet në mbaresat nervore të nervave shqisor.

Si duhet ta përdorni:

1. Merrni 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ngroheni për 2-3 minuta.
2. Shtoni 3-4 pika vaj esencial xhinxheri .
3. Lëreni të ftohet pak e më pas masazhoni artikulacionet dhe kyçet që ju dhembin.
4. Masazhoni zonat e dhimbshme me këtë përzierje të paktën 2 herë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *