Categories
Dieta Lajme

Dieta Pegan – Gjithçka që duhet të dini për një ushqyerje të pastër

Dieta Pegan bazohet në konsumin e ushqimeve me originë bimore. Konsiston në ndërthurjen e dietës Paleo me dietën Vegane. Dieta Paleo është një regjim ushqimor i bazuar në ushqyerjen e ndjekur nga paraardhësit tanë në Paleolit.

Në rrjeshtat e mëposhtëm do të zbuloni gjithçka që duhet të dini për dietën Pegan. Mbani shënim!

Ku konsiston dieta Pegan? Dieta Pegan është zhvilluar nga nutricionisti amerikan Mark Hyman. Ideja kryesore që bashkon dietën Pegan me dietën Paleo është shmangia e të gjitha ushqimeve të përpunuara.

Nuk bëhet fjalë për të konsumuar të njëjtin ushqim që hanin të parët tanë, por edhe duke e ngrënë ashtu si ata. Kjo është arsyeja pse nuk mund të hani ushqime të rafinuara, sallamra, salsiçe, etj. Për këtë arsye, ushqimet si djathi tofu, apo tempè, duhen hedhur poshtë.

Cilat janë karakteristika e dietës Pegan?

Suksesi i kësaj diete qëndron tek përbërësit, të cilët duhet të jenë natyralë, pa substanca kimike dhe transformime artificiale. 75% e regjimit ushqimor përbëhet nga fruta dhe perime të cilat duhet të jenë natyrale, me origjinë të kontrolluar si dhe bio.

Yndyrat e shëndetshme janë themelore, pasi janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin e trupit. Avokadot, vaji i kokosit, arrat dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër, janë të mirëpritura. Yndyrat e shëndetshme sigurojnë mes përbërësve të tjerë, edhe acide yndyrore thelbësore.

Në dietën Pegan, mishi e ka origjinën nga kafshët që kullosin, peshku duhet të jetë i egër dhe vezët organike. Lejohen edhe bishtajat, sidomos thjerrëzat. Sasia e përditshme e bishtajave duhet të jetë një kupë.

Mund të konsumohen drithërat pa gluten si quinoa, tërshëra pa gluten, misri, orizi e meli. Konsumimi i sheqernave dhe drithërave të rafinuara duhet eliminuar. Konsumi I sheqernave rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe mbipeshës.

Për mtë tepër, dieta Pegan nuk parashikon konsumin e produkteve të bulmetit dhe i zëvendëson me pije vegjetale si ato me bazë soje apo tërshëre.

Çfarë përfitimesh marrim? – Ky regjim ushqimor nuk përjashton asnjë përbërës thelbësor për trupin. Përkundrazi, i siguron në mënyrë të ekuilibruar të gjithë përbërësit e nevojshëm për të pasur energji dhe për të funksionuar më mirë. Benefitet kryesore janë:

Balancon nivelet e glukozës dhe insulinës në gjak – Duke qenë një dietë me nivel glicemik të ulët, mban në ekuilibër nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, pasi siguron pak ose aspak sasi të miellrave apo karbohidrateve të rafinuara.

Ndjekia e këtij regjimi ushqimor ndikon në përmirësimin e simptomave të diabetit, stresit, ankthit dhe patologjive të tjera të lidhura me çregullimet e glicemisë.

Rregullon kolesterolin – Ky regjim redukton riskun e sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç kësaj, përmirëson nivelet e inflamacionit falë ndikimit të acideve yndyrore omega-3 të cilat mund të sigurohen nga farat e linit, peshku i egër, algat dhe arrat; kjo vjen edhe për shkak të konsumit më të ulët të mishit.

Toksicitet i ulët – Kjo lloj diete promovon konsumin e produkteve lokale, biologjike, jo toksike dhe kafshëve të rritura siç duhet. Është gjithashtu ideale për të humbur peshë ose për të ruajtur peshën ideale.

Sa e shëndetshme është të ndjekësh dietën Pegan? – Sigurisht ka dyshime mbi faktin nëse kjo dietë është apo jo më e shëndetshme se të tjerat. Problemi kryesor është se kjo dietë ka tendencë të jetë shumë strikte, pikërisht për shkak të kombinimit mes të dyjave. Për më tepër, kufizon konsumimin e bishtajoreve, të disa proteinave me origjinë bimore dhe çdo lloj ushqimi tjetër të përpunuar minimalisht. Në rast se vendosni ta ndiqni atë, ëshë mirë ta bëni nën mbikqyrjen e një nutricionisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *