Categories
Shëndeti

“Dy gota ujë të ngrohtë”, aktorja 54-vjeçare tregon sekretet e një jete të shëndetshme

Elizabeth Hurley tha për Women’s Health se është e vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit të shëndetit, për shkak të historisë familjare.

Në vitin 1992, gjyshja e saj humbi jetën si pasojë e kancerit të gjirit dhe në vitin 1995 ajo u bë ambasadore e fushatës globale për Kancerin e Gjirit nga Estée Lauder, një grup me të cilin vazhdon punon ende. Tre janë sekretet e Elizabeth për një jete të shëndetshme.

Hidratimi – Aktorja pi dy gota me ujë të ngrohtë, çdo mëngjes. “Është pak e shpifur,” tha ajo për Daily Mail. “Por është fantastik për aparatin tretës.” Edhe pse duket e çuditshme, ekspertët thonë se pirja e dy gotave ujë të ngrohtë është një mënyrë e mirë për të nisur ditën të hidratuar. Elizabeth mban një shishe ujë në çantë ose pranë tryezës ku punon, për t’i kujtuar vetes që duhet të qëndrojë e hidratuar.

Ushqimi – Ushqimi i Elizabeth është me bazë bimore. Në mëngjes, pas stërvitjes, ha kos, banane dhe pak mjaltë. Në drekë, zakonisht supë me perime, ndërsa në darkë pak pulë të pjekur dhe shumë, shumë perime.

Jo-dieta – Regjimi ushqimor i saj nuk ka lidhje me dietat e zakonshme. “Jam mësuar që kur ulem, të lë telefonin dhe të shijoj ushqimin,” thotë ajo. “Gjithë sekreti qëndron te tretja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *