Categories
Lajme

Kjo është një kokërr vezë dhe… realisht vlen sa ari për trupin tënd!

Vezët renditen në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin. Ato ofrojnë një sërë përfitimesh të rëndësishme për trupin.

Proteinë – Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës. Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi. Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

Vezët ulin trigliceridet – Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë. Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.

Vezët kundër ishemisë – Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë. Njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

Vezët për zemrën – Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët.

Vezët për sytë – Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme. Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.

Vezët për trurin – Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore. Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *