Categories
Lajme

Nuk po humbisni peshë? Ekspertët tregojnë arsyet pse ndodh kjo

Harroni gjithçka që keni mësuar rreth dietave. Shumë njerëz e kanë vështirë të dobësohen dhe për këtë fajësojnë dietat. Por, jo vetëm mënyra e ushqyerjes apo stërvitja janë të rëndësishme për të rënë në peshë. Ka edhe disa faktorë të tjerë që ndihmojnë ose pengojnë arritjen e synimit që i keni vënë vetes për të pasur një trup perfekt këtë verë.peshe

Dr. David Ludwig, endokrinolog njohur i dhe ekspert i obezitetit tek Universiteti i Harvardit, beson se e di arsyen përse disa njerëz nuk arrijnë të dobësohen, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjes për të rënë në peshë. Ai ka shpjeguar tek libri i tij i ri “Gjithmonë i uritur? Pse dietat tradicionale nuk funksionojnë?”, arsyet përse disa njerëz nuk arrijnë të dobësohen.

Konsumoni shumë ushqime pas stërvitjes – Qindra studime kanë shtruar pyetjen, a është stërvitja përgjigja për të rënë në peshë?

Këto studime kanë përfshirë me mijëra pjesëmarrës dhe çdo përpjekje që ata kanë bërë për t’u dobësuar. Dhe të gjitha kanë dalë në pothuajse të njëjtin përfundim: disa njerëz humbasin disa kilogramë, të tjerët shtojnë, por në shumicën e rasteve nuk vihet ndonjë ndryshim i dukshëm në peshë.

Aktiviteti fizik ka disa përfitime si, rrit motivimin për të ngrënë shëndetshëm, forcon muskujt, ndërsa rënia në peshë nuk është zakonisht pjesë e këtyre përfitimeve.

Ka raste gjithashtu kur jemi shumë aktivë në një moment dhe më pak në një tjetër. Gjatë një studimi, 30 adoleshentë obezë u angazhuan me stërvitje të niveleve të ndryshme (intensitet të lartë, të ulët ose pushim) në mëngjes. Siç edhe pritej, adoleshentët dogjën më shumë kalori gjatë stërvitjes se sa kur pushuan. Por, në drekë harxhimi i kalorive ra në mënyrë të dukshme pas stërvitjes me intensitet të lartë. Në fund të ditës, pavarësisht stërvitjes së adoleshentëve, totali i kalorive të djegura në një ditë mbeti i njëjtë.

Trupi ka një “strukturë të vendosur” natyrale – Një nga studimet e para kërkimore profesionale të dr. Ludwig është kryer tek minjtë, për të parë kompleksitetin e sistemit që kontrollon peshën e trupit. Rezultatet ishin surprizues për të. Nëse minjtë nuk ushqeheshin për disa ditë, ata humbën peshë, siç edhe pritej. Por, sapo iu dhanë ushqim, ata vazhduan të hanë derisa e fituan të gjithë peshën e humbur. E njëjta gjë ndodh edhe me të anasjellën.

Ushqyerja me detyrim e minjve shkakton shtim në peshë, gjtihasesi ata mund ta shmangin ushqimin derisa të arrijnë peshën normale.

Ky eksperiment tregon edhe njëherë se trupi i një kafshe e di peshën që duhet të ketë.

E njëjta gjë ndodh edhe me njeriun. Trupi jonë ka një strukturë të vendosur natyrale që nuk mund të ndryshohet. Prandaj përpiquni të përqendroheni tek mënyra e ushqyerjes dhe jo tek numërimi i kalorive. Efektet biologjike të ushqimit bëjnë të gjithë diferencën në mënyrën se si ju ndjeheni të uritur ose të ngopur, keni shumë apo pak kalori, shtoni ose humbisni peshë, dhe një jetë e shëndetshme ose me sëmundje kronike.

Mëngjesi është i vakët – Me fjalët e dr. Ludwig: “Jo të gjithë mëngjeset janë të njëjta”. Në një studim të publikuar tek revista “Healthista”, 12 adoleshentë u ushqyen me tri vakte të ndryshme mëngjesi, në tri ditë të ndryshme.

Secili mëngjes kishte të njëjtin numër kalorish, por ndryshonte tek sasia e karbohidrateve. Mëngjesi i parë kishte bollgur të çastit, një karbohidrat i përpunuar mirë. Mëngjesi i dytë kishte më pak krbihidrate të përpunuara, ndërsa mëngjesi i tretë kishte një omëletë me perime dhe fruta, të cilat përmbanin më shumë proteina dhe yndyra, dhe më pak karbohidrate.

Në drekë adoleshentët u lejuan të marrin sa të duan nga pjatat e mëdha me bukë, gjevrek, ëmbëlsira, fruta dhe çaj të ftohtë.

Adoleshentët patjetër që hëngrën më shumë se në mëngjes, ku grupi i parë (me bollgur të çastit) konsumoni 1400 kalori, grupi i dytë (me pak bollgur) 900 kalori, ndërsa grupi i tretë (me omëletën me fruta) 750 kalori.

Siç edhe mund ta shihni, ka një diferencë prej 650 kalorish pas vakteve me të njëjtin numër kalorish. Kjo tregon edhe njëherë se vaktet me të njëjta kalori mund të bëjnë një diferencë të madhe tek ajo çka vjen më vonë.

Po ndiqni një dietë me pak kalori – Shumë këshilla për dietat mbështesin nocionin e thjeshtë se “kaloria është kalori”. Por, realiteti është trupi nuk ka nevojë që të konsumojë më pak kalori për të rënë në peshë.

Në vend që të numëroni kaloritë, mendoni si ushqimi do të ndikojë në trup. Studimet e fundit kanë treguar se karbohidratet e përpunuara mirë ndikojnë negativisht tek metabolizmi dhe rënia në peshë, ndërkohë që ushqimet e pasura me kalori, si arrat, vaj i ullirit dhe çokollata e zezë, parandalojnë obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Sheqernat diabetikë artificialë nuk janë aq të mira sa duken – Disa sheqerna diabetikë artificialë përmbajnë “saccharin” si zëvendësues për sheqerin dhe nuk kanë fruktozë ose glukozë. Edhe pse ato përmbajnë shumë pak kalori, ndikojnë në trup dhe pengojnë dietën ushqimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *