Categories
Këshilla

3 sekretet e femrave aziatike për të mos u shëndoshur kurrë

Edhe pse është e vështirë të dalloni një kineze nga një vietnameze, japoneze ose koreane, të gjithë bashkoheni në një pikë: femrat aziatike janë gjithmonë në formë të shkëlqyer, aq sa ndonjëherë mund t’ju ketë bërë përshtypje si ia dalin të ruajnë linjat edhe në një moshë më të rritur.

Tre sekretet e bukurisë që duhet t’i mësoni t’i zbatoni:

1. Hanë në porcione të vogla

Me siguri nuk do t’ju vijë mirë të shihni pjatën tuaj të mbushur plot e përplot, ndërkohë që mund të kishit zgjedhur porcione më të vogla. Sipas një studimi të Universitetit Cornell, reduktimi i porcioneve ju ndihmon jo vetëm të ruani peshën aktuale, por edhe të humbisni më shpejt kilogramët e padëshiruar.

2. Pinë çaj në vend të ujit të ftohtë

Edhe pse 75% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, i cili ndihmon të mbani organizmin të hidratuar dhe ndihmon eliminimin e toksinave, femrat aziatike zgjedhin të pinë çaj. Sipas tyre, uji i ftohtë pasi keni ngrënë ushqime me përmbajte yndyrore pengon tretjen. I preferuari i tyre është çaji jeshil.

3. Hanë shumë jeshillëqe

Jeshilja nuk është vetëm ngjyra e preferuar e çajit, por edhe e perimeve me këtë ngjyrë. Ndonëse në Azinë e largët mund të kultivohen produkte që nuk i gjeni në tregun vendas, ju mund të hani perime si sallata jeshile, spinaqi, lakra, brokoli, qepët e njoma, hudhra e njomë, lakrat e egra etj.

Sasia e lartë e klorofilës që gjendet në këto perime përthithet dhe tretet shumë shpejt nga trupi, janë të ushqyeshme dhe të japin efektin e ngopjes. Si rrjedhojë ato jetojnë më shëndetshëm dhe gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *