Categories
Lajme

5 gabime që bëni kur përdorni erëzat për gatim në shtëpi

Nëse mendoni se ushqimi juaj nuk është i shijshëm sepse nuk dini të gatuani, ka shumë të ngjarë që po bëni një gabim të madh. Këto janë disa nga gabimet që po bëni kur përdorni erëza në gatim.

Nuk hidhni mjaftueshëm kripë – Ka njerëz që i hedhin pak kripë ushqimit prandaj dhe ushqimi do të duket më pak i shijshëm. Gjithmonë përdorni të njëjtën lloj kripe për të ditur se sa do të shtoni për ta bërë ushqimin të shijshëm.

Përdorni shumë kripë – Jo, një ushqim tepër i kripur nuk është as i shëndetshëm dhe as i lehtë për t’u ngrënë me kënaqësi. Ushqimi, në varësi të porcionit dëshiron sasinë e duhur të kripës, në kohën e duhur.

Jo vetëm piper të zi – Piperi i zi është një erëz e mrekullueshme, por nuk mund ta bëjë vetë një pjatë të shijshme. Përkundrazi, ndonjëherë është i pavlefshëm dhe ndryshon shijen e ushqimit.

Mos përdorni erëzat nuk iu ka kaluar data e skadencës – Edhe nëse një erëz nuk ka ndryshuar bazuar në datën e skadimit të saj në qese, kjo nuk do të thotë që nuk ka ndryshuar shija e saj. Të gjitha erëzat humbasin aromën dhe shijen e tyre për aq kohë sa i mbani në raft.

Nuk i lini erëzat të gatuhen – Një gabim i madh që bëni gjatë gatimit është se erëzat i shtojmë në fund dhe nuk i lini të gatuehn mirë. Në këtë mënyrë, nuk do të arrini rezultatin e dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *