Categories
Lajme

Ky është fruti që frenon rritjen e qelizave kancerogjene të mëlçisë

Sipas studimeve laboratorike, një familje e veçantë përbërësish bimorë të quajtur antocianine, që janë pigmentet vjollcë, të kuqe dhe blu që gjenden te bimët si frutat e pyllit, rrushi, kumbulla, lakra e kuqe dhe qepa e kuqe, parandalon akumulimin e dhjamit në qelizat e mëlçisë njerëzore. Eksperimenti i vetëm i bërë te njerëzit, konfirmoi se patatja e ëmbël ngjyrë vjollcë, lehtësonte inflamacionin e mëlçisë më mirë sesa një placebo.

Kur erdhi puna për të frenuar rritjen e qelizave kancerogjene të mëlçisë në një pjastër Petri, boronica e kuqe ishte më efektive se të gjitha frutat e tjera të zakonshme, si: mollët, bananet, qitrot, rrushi, limoni, portokalli, pjeshka, dardha, ananasi dhe luleshtrydhja. Studime të tjera kanë treguar se boronica e kuqe është gjithashtu efektive kundër llojeve të tjera të kancerit, duke përfshirë atë të trurit, gjirit, zorrës së trashë, mushkërive, gojës, vezoreve, prostatës dhe stomakut. Fatkeqësisht, duhen bërë studime të mëtejshme klinike për të vërtetuar efektet e boronicës së kuqe te pacientët e sëmurë me kancer.

Fatmirësisht, industria e ilaçeve nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë përbërësit aktivë që i bëjnë boronicat e kuqe kaq të veçanta. Ekstraktet që përmbajnë përbërësit e përqendruar, nuk përputhen me efektet antikancerogjene të boronicës së kuqe si frutë, e cila nuk mund të patentohet. Kjo është një provë tjetër që tregon se bëni mirë që t’u jepni përparësi ushqimeve të papërpunuara.

Po si t’ia bëjmë me boronicat e kuqe, duke qenë se ato janë shumë të athëta? Nuk është e lehtë kur je në dyqan. 90 për qind e boronicave të kuqe, shiten në formën e produkteve të përpunuara, si lëngjet e frutave dhe marmelatave. Në fakt, që të merrni të njëjtën sasi antocianine që gjendet në një filxhan me boronica të freskëta apo të ngrira, duhet të konsumoni 16 filxhanë me këtë lëng, të hani 7 filxhanë me boronica të kuqe të thara, ose plot 26 kanoçe me marmelatë boronice të kuqe. Fitoushqyesi i kuqërremtë që gjendet te boronica, është një antioksidues i fuqishëm, por shurupi me përmbajtje të lartë fruktoze që i shtohet koktejit, vepron si pro-oksidues, duke eliminuar disa nga përfitimet.

Më poshtë, keni një recetë të thjeshtë për një pije të shijshme të lëngut të boronicës së kuqe, siç e quaj unë Pija Rozë: 1 grusht me boronica të kuqe të freskëta ose të ngrira, 2 filxhanë ujë, 8 lugë çaji eritritol (një ëmbëltues natyral i varfër në kalori.

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini në shpejtësi maksimale. Shtojini disa kuba akulli dhe shërbejeni. Me vetëm 12 kalori, kjo recetë ka 25 herë më pak kalori dhe 8 herë më shumë fitoushqyes, se pijet e zakonshme të lëngut të boronicës së kuqe.

Për një shije edhe më të mirë, hidhini edhe disa gjethe të freskëta mente. Do të shikoni një shkumë të çuditshme jeshile në sipërfaqe, mirëpo jo vetëm që është e shijshme, por do të jeni të lumtur që po gjerbni njëkohësisht fruta pylli dhe gjethe jeshile, dy nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Kthejeni me fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *