Categories
Shëndeti

Problemet me stomakun sjellin stres dhe ankth, zgjidhja janë 5 produkte!

Studimet e fundit iu çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë, të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit, apo traumave të ndryshme. Roli i probiotikëve, apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore.

Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxisë më shumë ankthin dhe depresionin. Një studim tjetër mbi këtë çështje sugjeron se medikamentet për aciditetin në stomak mund të nxisin shfaqjen e depresionit.

Këto medikamente shkaktojnë probleme në komunikimin e ndërsjellë mes stomakut dhe trurit. Për më tepër, shëndeti i stomakut ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen ose jo të çrregullimeve të stresit post-traumatik.

Sipas të dhënave, se një florë bakteriale e varfër shkakton çrregullime të humorit, por stresi i shkatërron bakteret e mira në stomak njësoj si ushqimet e skuqura e të përpunuara.

Probiotikët bllokojnë ndikimin e stresit – Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se prania e probiotikëve në organizëm bllokon ndjeshmërinë ndaj stresit.

Probiotikët përmirësojnë shëndetin e trurit – Ato shmangin ndikimin e stresit dhe shpërthimin e inflamacionit në këtë organ.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni:

Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit. Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve. Veçanërisht nëse kosi prodhohet në mënyrë natyrale, ai nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet. Edhe pse bananet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale. Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *